Zbulohet pronari i mobilerisë që iu vu tritol mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mbrëmjen e sotme, një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës, i cili ia kishte dhënë me qera një personi tjetër të identifikuar vetëm me inicialet B.Ç.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.