SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje.Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit si dhe falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal si dhe autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, Edmir Bregu më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.
Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.
Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Top Channel