Një komplot i dyshuar se do të sulmonte prokurorin e Brukselit Julien Moinil është zbuluar me arrestimin e tetë personave.

Sipas mediave në Bruksel, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi shqiptar, të përfshirë në trafikun e drogës.

Moinil është një nga prokurorit që më 10 shkurt 2022, për rreth dy orë mori në pyetje Lulzim Bashën kur ai mbante postin e kreut të PD. Po ashtu, prokurori ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge.

Sipas raportimeve, bandat kanë ofruar 1 milionë euro për ekzekutimin e prokurorit.

Ndërkohë tetë personat e arrestuar po merren në pyetje.

“Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo ditë, pa pushim, kundër kriminalitetit të organizuar dhe që, për këtë arsye, bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale,” tha Prokurorja Federale Ann Fransen.

Top Channel