Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”. Sipas njoftimit të Policisë, një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti pasi ka vënë re lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit, Florjan Koçeku, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen, duke tërhequr punonjësin e Policisë për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Pas kësaj, punonjësi ka ndjekur automjetin dhe ka kërkuar që drejtuesi të paraqesë dokumentacionin.

Koçeku e ka kundërshtuar, dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Florjan Koçeku është vënë në pranga pas sulmit ndaj punonjësit të Policisë.