Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka deklaruar se ish-Presidenti i Republikës do të shfaqet publikisht brenda këtij muaji.
“Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, u shpreh Cakrani.
Sipas tij, Meta pritet të bëjë rrëfime të forta dhe të flasë për tema që do të ngjallin interes të madh publik. Avokati shtoi se ish-Kreu i Shtetit është duke përgatitur edhe një libër, i cili sipas tij do të sjellë “çudira”.
“Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira”, theksoi Cakrani.