Një automjet është zbuluar i djegur në Zall Herr të Tiranës, ndërsa dyshohet se është makina e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës ditën e sotme.
Raportohet se policia ishte vënë në kërkim të një automjeti tip “Porsche” ngjyrë gri, pasi dyshohet se u përdor nga autorët e krimit. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, kur 48-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Nuk dihet ende nëse viktima është ekzekutuar gjatë mbrëmjes apo mëngjesin e sotëm.
Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.