Elbasan-PoliciaE kishte kthyer shtëpinë në një motel për të moshuarit dhe për rrjedhojë në një bazë të prostitucionit, policia prangos katër persona në flagrancë dhe 7 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.


Blutë e Elbasanit kanë njoftuar arrestimin e katër personave në operacionin e koduar “Markata”, ku u vu në pranga shtetësja Teuta Paja 56 vjeçe në lagjen “Luigj Gurakuqi”.


Kjo e fundit, akuzohet për veprën penale “Prostitucion dhe shfrytëzim Prostitucioni dhe mbajtja e lokaleve për shfrytëzim prostitucioni”.


Bëhet e ditur se, në flagrancë janë arrestuar edhe shtetasit Shaban Daiu, 52 vjeç, Mehmet Çeço, 62 vjeç dhe Aleks Duda, 61 vjeç, të cilët ndodheshin në banesën e 56-vjeçares.


Policia tha se ka nisur procedimin penal të gjendje të lirë ndaj 7 personave, të cilët dyshohen si klientë të 56-vjeçares dhe të disa vajzave, që ajo i kishte përfshirë në rrjetin e saj. Procedimi penal ka nisur ndaj N.D., 78 vjeç; E.T., 50 vjeç; Q.P., 53 vjeç; Rr.Gj., 56 vjeç; A.Gj., 45 vjeç; Z.B., 56 vjeç dhe B.U., 54 vjeç.


Ajo që bie në sy, është se mes personave që do të hetohen në gjendje të lirë, është edhe një i moshuar në moshën 78-vjeçare.


19 mars 2015 (gazeta-Shqip.com)