Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv.
I riu po i vendoste lëndën plasëse një makine tjetër por aksidentalisht i ka shpërthyer në dorë duke gjetur kështu vdekjen.
Shënjestra e 24-vjeçarit sipas njoftimit të policisë ësht Renato Çepa. Bëhet me dije se viktima ndodhet në morgun e qytetit. Gjithashtu policia hedh dyshime se 24-vjeçari mund të ketë lidhje me një grup kriminal.
“Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa, lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

