Të paktën 1 milion euro mësohet të ketë shpenzuar PD për të paguar shërbimet e Chris LaCivita.

Fatura raportohet se është depozituar në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare, për zgjedhjet e 11 majit.

LaCivita u angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve, teksa më herët ishte përgjegjës edhe për fushatën elektorale të presidentit të SHBA, Donald Trump.