Kanë dalë rezultatet e analizave për shpendët që u gjetën të ngordhura 3 ditë më parë në plazhin e Vlorës.

Sipas analizave, ka rezultuar që zogjtë kishin ngordhur pasi ishin infektuar me gripin e shpendëve. Bëhet me dije se këto shpendë nuk kanë pasur kontakt me shpendët shtëpiake të cilat rrezikohen nëse preken nga ky virus. Nga ana tjetër, ky virus mund të transmetohet edhe tek njerëzit, megjithatë sipas ekspertëve deri më tani nuk ka vend për alarm.

Tre ditë më parë, plazhi i Vlorës u mbush me shpendë të ngordhura, duke ngritur alarmin në vend.