Është zbarhdur shkaku i nisjes së zjarrit jashtë sallës së Kuvendit, ditën e sotme.
Raportohet se një flakadan i hehdur nga dritarja ka prekur fibrat e transmetimit, duke shpërthyer në flakë. Pas kësaj, transmetimi i Kuvendit për mediat u ndërpre nga fundi i seancës. Flakadani u hodh nga dritarja nga një prej gardistëve , pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë. Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati proboleme të tjera.
Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend, teksa opozita akuzoi maxhorancën pas kërkesës së SPAK-ut për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Po ashtu ata donin të bllokonin betimin e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Megjithatë, kjo rezultoi pa sukses, pasi mes kaosit, Shabani tha “Betohem”, e po ashtu i përshëndeti me një puthje opozitarët.




