Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ulur sot në tryezë për të vijuar punën mbi Reformën Zgjedhore.

Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësin çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje.

Spahiu tha se Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor edhe Kushtetutën e vendit.

‘Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë Berisha do ti japë votat Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Kur ambasadorët të jenë me pushime dhe të dërguarit e komisionit Europian të jenë me krishtlindje, Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën.

Politika shqiptare vendimmarrjet më të keqe i kanë marr në periudhë krishtlindjes, Kushtetuta do ndryshohet me konsensus Rama dhe Berisha në fund të këtij viti do ta bëjnë këtë. Ata do të realizojnë një Kod të ri Zgjedhor për tu hequr mundësin çdo partie të re politike. Ata do të krijojnë filtrat e tyre si është referendumi, sepse ligji është i tillë që nuk e lejon kurrë popullin që të shkojë në referendum’, tha ai.