Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigjur ashpër deklaratave të Monika Kryemadhit nga Prokuroria e Posaçme, duke e quajtur atë “Zeqine e SPAK-ut” dhe duke ngritur akuza të rënda ndaj saj.

Pas deklaratës së tij Kryemadhi i është përgjigjur ish-presidentit sërish me një mesazh në rrjete sociale: Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë

Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK. Si e shikoni viza amerikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse.

Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zeqinesë e as fansit të garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune”, ka shkruar Kryemadhi.