Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ajo shprehu vendosmërinë për t’u përballur me çfarëdo padrejtësie që mund t’i ketë ndodhur, duke theksuar se po punon për mbrojtjen e saj ligjore ndaj akuzave të ngritura nga SPAK.

Kryemadhi theksoi se ka evidentuar shkelje ligjore në procesin hetimor dhe shpreson të sjellë prova dhe argumente që do t’i vërtetojnë të kundërtën.

Ajo u shpreh se është e angazhuar në këtë proces dhe ftoi publikun të presë informacionet që do të publikohen në vazhdim. K

ur u pyet për komunikimin me ish-presidentin Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Ajo theksoi se është e gatshme të përballet me sfidat e saj si një individ dhe si politikane.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga SPAK.

Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çfarë thuhet. Edhe ju do të njiheni me të vërtetat e këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë. Duroni dhe do të informoheni për të gjitha, se edhe ky është një proces që kërkon atë sistemin e vet të zbatimit të gjërave. Në fund të fundit për të treguar s ai vërtetë është procesi.

Fija që zbret në tokë jam unë Monika këmbësorja, që e ul me këmbë në tokë.

Me Metën jo nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta.” tha Kryemadhi.