Në rubrikën e tij të zakonshme të komunikimit me qytetarët, “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka folur mbi çështje të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe stabiliteti politik në vend.

Duke iu përgjigjur një prej komentuesve, Rama theksoi rëndësinë e fokusimit në reformat dhe rrugën drejt BE-së, duke lënë mënjanë “llumin e kënetës”, siç u shpreh ai.

“Sot duhet menduar si shqiptar. 4 ministra… nëse sot juve, ti Fatjon dhe ‘kua kua kua’, flisni për luftë kundër korrupsionit dhe për ministra apo njerëz të lidhur me pushtetin, kjo ndodh sepse këtë ditë e solli kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE.”

Ai shtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE është një proces i gjatë dhe sfidues, por thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë.

“Fokusohuni te ky mision, mos humbni kohë me llumin e kënetës. Kryeministrat venë e vijnë, mua më duhet të rri dhe pak që të përmbush këtë mision. Nuk mund të luaj me fatin,” u shpreh Rama.