Sali Berisha ka reaguar ashpër përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram duke akuzuar procesin zgjedhor në vend si të manipuluar dhe të ndikuar nga krimi. Në një imazh Berisha ka shkruar me shkronja të mëdha:
“Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura, zgjedhje farsë dhe narko-shtet!”
Në përshkrimin që shoqëron postimin, Berisha e përsërit mesazhin e tij, duke lënë të kuptohet se është një kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj mënyrës se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në Shqipëri.
Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas raportimeve për parregullsi dhe pakënaqësi të thella nga diaspora, si dhe debatit të hapur për kredibilitetin e procesit zgjedhor. Ndërkohë që sot po mbahet edhe protesta e PD-së, kur pak orë më parë u zhvillua samiti.
