Në Belsh është raportuar një shkelje e rregullave zgjedhore nga kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Cani është parë duke hyrë në disa qendra votimi në Njësinë Administrative Kajan, konkretisht në qendrat 2582 dhe 2583, rreth orës 13:20 dhe 13:55.

PS e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm, duke kujtuar se ligji zgjedhor nuk lejon që një kandidat të afrohet më shumë se 150 metra pranë qendrave të votimit. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e kandidatit apo autoriteteve zgjedhore për situatën.

Belsh/Dritan Cani, Kandidati për deputet i listës së hapur të PD në Qarkun e Elbasanit sipas PS prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi . Në orën 13:20 dhe 13:55 ai është futur edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 ne njesine administrative Kajan, bashkia Belsh.

Ligji nuk lejon kandidati ti afrohet 150m qendres se votimit