Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit pranë shkollës “Edit Durham” në Tiranë.

Edhe pse nuk është kandidate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryemadhi ka qenë aktive në mbështetje të forcës së saj politike dhe të ish-bashkëshortit, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në qeli.

Ajo u shfaq në qendrën e votimit e shoqëruar nga nëna dhe djali i saj, duke e cilësuar votimin si një detyrim qytetar dhe moral, veçanërisht në një moment të rëndësishëm për opozitën. Kryemadhi nuk ka dhënë deklarata për mediat pas votimit.

“Shqiptarët të votojnë, indiferenca është vrasje e demokracisë”, tha Kryemadhi.