SPAK ka nisur hetimet për 39 raste të dyshuara si krime zgjedhore, të cilat janë regjistruar tashmë si procedime penale. Këto përfshijnë akuza të ndryshme që lidhen me shkelje gjatë fushatës dhe procesit të votimit.
Sipas të dhënave zyrtare:
39 materiale kallëzuese janë në hetim aktiv.
25 raste janë mbyllur pa nisur hetimi, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
24 kallëzime janë dërguar në prokuroritë e rretheve për kompetencë.
17 raste janë dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë për verifikime të mëtejshme ose veprime fillestare.
1 rast është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Pjesa tjetër e materialeve është ende në proces verifikimi.

