Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për procesin Zgjedhor në Rrogozhinë.
Bëhet me dije se Celibashi u kërkon kandidatëve dhe përfaqësuesve politikë të respektojnë heshtjen zgjedhore.
Ai theksoi se sot është dita e zgjedhësve dhe deklarata politike, janë në shkeje të rregullave, që parashikon Kodi Zgjedhor.
Regimi i Celibashit:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ