Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka shprehur shqetësimin se 6 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit nuk janë të përfaqësuara në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se demokratët në Peqin, Belsh, Cërrik dhe Gramsh zgjodhën kandidatët e tyre përmes primareve, duke nxjerrë më të votuarin e qarkut. Sula gjithashtu akuzoi “SPAK-istët” në selinë blu, duke kërkuar që ata të përjashtohen nga listat e kandidatëve, si në atë të mbyllur, ashtu edhe në atë të hapur.

6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara

Nē zgjedhjet e 2021 bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftueshëm për tre mandate deputetësh në Parlament.

Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenē ë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.

Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai”, shprehet ai.