Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për shpenzimet e tyre në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit të KQZ, PS ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, në zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë. Sakaq, totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet kapin shifrën e 270,000 lekëve. Po ashtu totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare bëhet me dije se është në vlerën e 13,819,837 lekëve.
Raporti i plotë për Partisë Socialiste:
Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608
Totali i të ardhurave: 180,021,311
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0
Raporti i plotë për Partisë Demokratike:
Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545
Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000
Totali i të ardhurave: 227,150,137.755
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837
