Partia Socialiste ka mbajtur një mbledhje maratonë në Pallatin e Brigadave për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Takimi zgjati 7 orë, me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë, të cilët i propozuan Ramës emrat për kandidatët që do të plotësojnë listat për zgjedhjet parlamentare. Listat paraprake janë dorëzuar “kokë më kokë” me Ramën, jashtë kësaj tryeze.
Nga ana tjetër, mësohet se vetë Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur. Kjo lëvizje i jep hapësirë për të maksimizuar votat. E megjithatë, e mërkura e ardhshme kur është dhe afati përfundimtar i dorëzimit të listave, do të zyrtarizojë gjithçka.