Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit pranë “Parkut Olimpik” në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që po mbahen sot në të gjithë vendin.
Pas votimit, Spiropali u shpreh për mediat: “Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e kombit. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë sot me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata zgjedhore, të tregojnë se jemi europianë në mendje, zemër dhe në standarde.”
Ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe të një procesi të qetë dhe demokratik.



