Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, duke i ftuar qytetarët të votojnë për kandidatët socialistë.
Në një postim në rrjetet sociale, i shoqëruar me një foto së bashku me vajzën e tij Melani, Balla thekson se qytetarët po vendosin për kryebashkiakët e rinj me qëllimin për të vijuar rrugën drejt objektivit “Shqipëria 2030”, një Shqipëri evropiane me paga dhe pensione më të larta.
“Ne socialistët po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit, se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave dhe i anëtarësimit në Bashkimin Europian,” është shprehur Balla.
Postimi i plotë:
Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030🇦🇱🌹🇪🇺 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë 🤗Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve 👵🏻 👴🏻 pagave 👮♂️ 👷🏻♀️👩🚒👩✈️👩🔬dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian 🇪🇺Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.
Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë.
