Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të diel për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Pas përfundimit të procesit të votimit në pesë Bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme po vijon numërimi i votave. Në Tepelenë për herë të parë aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale.
Numërimi fillimisht ka nisur në Tepelenë, Berat e Vlorë. Gjithashtu numërimi po vijon edhe në Cërrik.
Deri në orën 22: 37 Partia Socialiste kryeson në 3 nga 5 Bashki. Përkatësisht në Tepelenë, Berat dhe Cërrik.
Rezultatet paraprake
Bashkia Tepelenë
Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; Vota -111
Gabriel Guma kandidat i propozuar; Vota -26
Bashkia Berat
Ervi Ceca Partia Socialiste ; Vota – 211
Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; Vota- 37
Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini Partia Socialiste ; Vota -219
Dionis Sota Kandidat i propozuar ; Vota -35
Gjergji Nika Kandidat i propozuar ; Vota – 21
Bashkia Cërrik
Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; Vota- 13
Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; Vota –15
Florenc Doka Partia Socialiste; Vota -70
Ndërkohë në Mat ende nuk ka nisur numërimi i votave.
