Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
Top Channel