Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) publikoi sonte në emisionin Open në Top Channel, sondazhin e fundit dhe projeksionet e opinionit publik mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit dhe në veçanti rezultatet e pritshme për kryeqytetin.

Sipas sondazhit Partia Socialiste merr 19 mandate në Tiranë, 1 më shumë se në zgjedhjet e 2017.

Ndërsa Partia Demokratike do marrë 6 mandate më shumë se në vitin 2017, pra 17 në krahasim me 11. 

Ajo që bie në sy është se LSI ngel pa asnjë mandat në Tiranë, ndryshe nga 4 vite më parë kur mori 5 të tilla. 

Studimi është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.