Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka renditur disa faktorë të rëndësishëm për zgjedhjet e vitit 2025, duke theksuar mbështetjen ndërkombëtare që ka partia. Ai përmendi tri rezoluta ndërkombëtare që dëshmojnë për këtë mbështetje.
Gjithashtu, Bylykbashi tha se vota e diasporës do të jetë një faktor i rëndësishëm në mbështetje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
Këto deklarata ai i bëri pas kremtimit të 34-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Kukës.
