Diplomatja amerikane ditën e sotme po vijon takimet me përfaqësuesit e partive politike. Pas takimit me Damian Gjiknurin në selinë e Partisë Socialiste, Yuri Kim ka vijuar talkimin e radhës, me Enkeljed Alibejan.

Takimi mes Yuri  Kim dhe Enkelejd Alibeaj po zhvillohet në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit.

Më pas ajo do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Këto takime vijnë pak kohë para se partitë politike të futen në fushatë elektorale për zgjedhjet e 14 Majit dhe në një kohë kur KQZ po shqyrton kërkesat e partive për t’u regjistruar në zgjedhje.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Mësohet se kërkesat e PD dhe PS do të shqyrtohet në ditët në vijim dhe çështja më komplekse aktualisht është tek selia blu e cila vazhdon të jetë e ndarë në dy grupime.

PD në KQZ ka dorëzuar dy kërkesa për regjistrim, një kërkesë që mban firmën e Sali Berishës dhe një tjetër që mban firmën e kryetarit të komanduar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj.

Ju rikujtojmë se kërkesa e dërguar nga Enkelejd Alibeaj është me logon dhe vulën që njihet ligjërisht nga institucionet.

Tani “topi është në fushën” e KQZ që të marrë vendim se cilën palë do të regjistrojë në zgjedhjet e 14 Majit.