Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita është në fazën e diskutimeve me aleatët për përzgjedhjen e modelit që do të ndjekë në zgjedhjet vendore të ardhshme, duke përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera.

Berisha u shpreh se opozita do të vijë me kandidatura “shumë herë më të mira” sesa ato të Partisë Socialiste, duke iu referuar Ogerta Manastirliut, e cila pritet të jetë përfaqësuesja e PS për Tiranën.

“Opozita ka kandidatë më dinjitozë, më të përgatitur dhe më përfaqësues se sa PS, e cila po përpiqet të riciklojë figurat e saj të konsumuara,” u shpreh Berisha, duke lënë të hapur mundësinë për surpriza në listën e kandidatëve që do të shpallen në javët në vijim.

“Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.
Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.
Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?
Pra, ku është konfirmi më i madh, dmth ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.
Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.
Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita.
Mundet po, mundet. Nuk e them me siguri, por mundet po.”, tha ai.