Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur numërimi i votave për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. Berisha tha se emrat kandidatë do të sjellin një ripërtëritje në parti.
Flamur Noka garon përsëri për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa përballë tij qëndron Saimir Korreshi.
Tek sekretariatet një numër figurash të rinjsh rivalizojnë njëri tjetrin. Ajo që ra në sy, është se deputeti Klevis Balliu ndonëse bëri fushatë për nënkryetar kandidoi për sekretar organizativ, post që e mbante Ervin Minarolli, përballë Agron Lokës.
