Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një mbledhje të rëndësishme me kabinetin e tij të ri qeverisës, ku ka përmendur disa nga pikat kryesore të punës për bashkitë e vendit, duke theksuar se këto institucione duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të përmirësuar rezultatet e tyre. Rama u ndal te fakti që shumë bashki nuk kanë arritur të ofrojnë shërbime dhe projekte që i shërbejnë në mënyrë efektive qytetarëve, duke kërkuar një angazhim të shtuar për t’i dhënë fund vonesave dhe dështimeve që kanë karakterizuar disa prej tyre.

Në një tjetër pjesë të fjalimit të tij, ai ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm për Bashkinë e Tiranës, duke përmendur nevojën për një “vetëpastrim” ose një “katarsis burimor”. Rama ka theksuar se ky proces është i nevojshëm për të rifituar besimin dhe për të siguruar një administratë të pastër dhe të përgjegjshme. Kjo është një përpjekje për të trajtuar problemet e mundshme dhe për të ndihmuar që Bashkia e Tiranës të vazhdojë të shërbejë qytetarëve me një qeverisje më të mirë dhe më efikase.

“Qeveria do t’u bashkohet bashkive në kompaninë e madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përgjegjësinë për ecurinë e procesit që shumë ka zgjatur, duke pritur të ngrihet në nivelin e duhur, duke u bazuar te vendimmarrjet shpeshherë të pakënaqshme në nivel lokal.

Do krijojmë një kompani që dhe në fushën e energjisë. Edhe për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ka nisur në gjithë territorin. Mbledhja do vijojë të mbetet detyrë e bashkive.

Do ketë kritere për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, procesi do mbështet nga bashkia patjetër. Zgjidhje duan qytetarët për cilësinë e transportit urban, ku ka problematika serioze. Problematika dhe nga të prekurit nga tërmeti. Bashkia për hir të së vërtetës nën drejtimin e nënkryetares në detyrë ka bërë gjithçka të mundur në kushte të vështira, por nevoja për legjitimim udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit është çdo dite më dhe urgjente. Mjaft të shohësh situatën dramatike me prokurimet.

Proces katarsisi burimor, vetëpastrim të bashkisë së Tiranës siç bëmë dhe me bashki të tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimimin e kryetarit të ri. Që mos kemi më situata që hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës lokalë’.