Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka përsëritur sërish sot thirrjen e tij për opozitën që të ndërpresë bojkotin dhe të rikthehet në pjesë në punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla theksoi se nuk do të ketë zgjatje afati përtej 30 nëntorit. Nëse opozita vijon me bojkotin, Balla ritheksoi se reforma do të kalojë vetëm me votat e socialistëve.

“Të reflektojnë! Palët të vijnë dhe të marrin pjesë në seancën plenare për buxhetin. Buxheti më i madh në histori e meriton respektin për të qenë aty. Data 30 nëntor është afati i fundit i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, PS nuk do të mbështesë zgjatjen e afatit, sepse koha ka qenë e mjaftueshme prej një viti. Ne do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme, nëse data 30 kalohet.”, tha Balla.