Kryetari i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore është zgjedhur Florian Sulejmani. Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, prezantoi Sulejmanin si drejtuesin e ri të AMP-së dhe i dha disa këshilla publike në lidhje me detyrën e re.
Ndërkohë që vetë Sulejmani u shpreh se ka për qëllim që të transformoj Agjencinë dhe të çojnë përpara vetëpastrimin në Policinë e Shtetit.
Sulejmani ka marrë postin në AMP, pasi kreu i mëparshëm Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Më parë Sulejmani ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm.

