Tre fëmijë janë larguar nga banesat e tyre në Durrës dhe rezultojnë të zhdukur pa gjurmë, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet. Sipas policisë, bëhet fjalë për adoleshentë të moshave 15 deri në 17 vjeç, ndërsa rrethanat e largimit të tyre mbeten ende të paqarta.
Denoncimi është bërë nga familjarët, ndërsa strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për gjetjen e të miturve. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, bëri me dije policia ditën e sotme
