Dy turistë gjermanë janë raportuar të zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme në malin e Polisit, në zonën e Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, një grup turistësh që po eksploronin zonat malore me automjete off-road ka hasur vështirësi gjatë lëvizjes, ndërsa dy prej tyre janë shkëputur nga grupi dhe nuk janë parë më që nga mbrëmja e djeshme.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur drejt zonës së Librazhdit për të nisur operacionin e kërkimit, ndërsa terreni i vështirë malor po e komplikon ndërhyrjen.
Kontaktet me turistët mbeten të pamundura, për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në zonat e thella të malit të Polisit.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tyre, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në terren.
