Kaltra Llanaj është larguar pas përfundimit të mësimit nga një shkollë private në qytet dhe prej më shumë se nëntë orësh familja nuk ka asnjë kontakt me të.

Sipas familjarëve, adoleshentja ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me një mësues lidhur me një notë. Ajo nuk është kthyer në banesë pas mësimit, çka ka ngritur shqetësim të madh tek të afërmit.

Babai i saj ka bërë kallëzim në polici, ndërsa dyshohet se vajza mund të jetë nisur drejt Tiranë me furgonët e linjës.

Familjarët dhe autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë të 14-vjeçares.