Rasti i Assane Thiaw, një azilkërkues 27-vjecar nga Senegali, është marrë në diskutim më Senatit Italian. Ai ka qëndruar për rreth nëntë muaj në Qendrën e Përhershme për Riatdhesim (CPR) në Milano dhe, sipas rrjetit “Mai più lager – No ai CPR”, më 30 tetor 2025 është marrë nga policia dhe është transferuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri, në menaxhim nga qeveria italiane prej vitit 2024.
Sipas raportimeve, Thiaw ka probleme të shëndetit mendor. Gjatë qëndrimit në CPR, ai ka shfaqur shenja të qarta psikologjike. Video të shpërndara nga aktivistët tregojnë të riun duke simuluar të ngrënit dhe duke u izoluar nga të tjerët, ndërsa të azilantit e tjerë raportojnë se ai alternonte qeshje dhe ulërima pa arsye të dukshme.
Pak ditë pas transferimit në Shqipëri, më 10 nëntor 2025, Thiaë u shpall i papërshtatshëm për qëndrimin në CPR-në e Gjadrit dhe u rikthye në Itali. Që nga ai moment, vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, duke ngritur shqetësime mbi mundësinë që ai të jetë braktisur pa marrje në kujdes nga institucionet shtetërore.
Senatorja Ilaria Cucchi, nga Alleanza Verdi-Sinistra, ka depozituar një Question Time drejtuar Ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili është diskutuar më 15 janar 2026 në sallën e Senatit. Ajo kërkoi sqarime mbi kriteret që përdoren për mbajtjen e Thiaë në CPR-në e Milanos dhe mbi masat e ndërmarra për kujdesin shëndetësor dhe social të tij.
Ky rast ngre shqetësime mbi funksionimin e CPR-ve dhe respektimin e të drejtave të personave të mbajtur, sidomos kur bëhet fjalë për individë me probleme të shëndetit mendor. Ligji italian parashikon vizita mjekësore paraprake dhe qëndrime vetëm kur nuk rrezikohet shëndeti i të mbajturve, por raportime të shumta tregojnë praktika të kundërta, duke përfshirë përdorimin e medikamenteve psikiatrike në mënyrë arbitrare, izolimin dhe abuzime të tjera.
Pyetja kryesore mbetet: ku ndodhet Assane Thiaë dhe çfarë masash janë ndërmarrë për të siguruar mbrojtjen dhe kujdesin e tij? Rasti i tij është një thirrje për institucionet dhe publikun, duke kërkuar transparencë dhe respekt të të drejtave themelore të azilkërkuesve.
