Dy muaj nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm që liroi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka sepse afatet e paraburgimit kishin përfunduar, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky qëndrim i SPAK do të thotë se Prokuroria e Posaçme nuk është dakord me interpretimin e vendimit të shkurtit 2026 për Lefter Kokën.

Përmes shpalljes publike që mban datën 17 prill, bëhet me dije se duhet vënë në dijeni sepse njoftimi i rekursit ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar, meqenëse është kthyer pas dëftesa e komunikimit me shënimin “larguar”.

Ish-ministri u arrestua në 2021 në lidhje me dosjen hetimore mbi “Inceneratorët”, si i akuzuar për veprat penale “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”. Ai u dënua me vendime që nuk kanë marrë fuqinë e prerë, për dosjen e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës./ Top Channel