Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal.
Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij.
Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren, nga toka dhe me dronë për gjetjen e tij.