Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke folur në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, i pyetur për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe vrasjen e Ali Ukajt, deklaroi se ka mbetur vetëm drejtësia të zbardhë ngjarjen.


Thaçi theksoi se autorët e zhdukjes së biznesmenit të njohur në fjalë janë në Tiranë.


“Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe vrasja e Ali Ukajt janë ngjarje të rënda. Vetëm drejtësia ka mbetur të zbardhë ngjarjen. Autorët se kush janë dihen publikisht. Autorët janë në Tiranë”, deklaroi Thaçi.


Sakaq familjarët e Remzi Hoxhës, dy ditë më parë në një deklaratë për shtyp nga Prishtina bënë publike ndalimin e kërkimeve për biznesmenin e zhdukur 25 vite më parë.


Ata deklaruan se do t’i ngrejnë një varr dhe një memorial dhe pse nuk kishin gjetur trupin e familjarit të tyre. Djali i tij, Ardian Hoxha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë zhduket, pasi përflitet se biznesmeni, një veprimtari i shquar, kishte dyshime për një takii sekret mes Berishës dhe Milosheviçit.


Aludohet për një takim në Shën Naum, mes  mes Presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç, ku në Pogradec atë ditë kishte qenë edhe eksort e presidentit të atëhershëm, Sali Berisha. Kjo është dëshmia e të birit, ndërsa mohohet nga ish-kryeministri./Gazeta Shqip