Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për largimin e radhës nga PD, të ish-deputetes Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.
Kreu i PD-së e sulmoi ish-deputeten duke thënë se ka kaluar në partinë e krimit dhe se ka shkelmuar besimin e atyre që i kanë dhënë votën. Berisha tha se ajo dhe të tjerët që e kanë shkelur votën e qytetarëve janë automatikisht të përjashtuar nga PD-ja.
“Nuk është një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushte të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë, por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë.”, tha Berisha.