Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar pas emërimit të ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.
Murrizi shkruan se Gjergjit i janë kërkuar para nga Partia Demokratike për tu bërë pjesë e listave të Elbasanit, por kjo e fundit nuk i dha e për rrjedhojë u bashkua me PS nga ku u shpërblye dhe me një post drejtues.
Murrizi gjithashtu ka rikthyer në kujtesë dhe një tjetër postim të tij, ku shkruhet se nuk e kanë fajin ato që ikin nga PD, por ato që janë në krye të saj.
Deklarata e plotë e Mylsim Murrisit:
Ja dhe ish- deputetja me ‘aktive’ e viteve 2021-2025, Zj Zheni Gjergji e Partis Demokratike te Lyl Bardhit kaloi bute bute ne bashkeqeverisje me Ramen. E kam thene disa here qe nuk kane pikë faji kur ikin, por kujt ti thuash, BQ qe hartojne listat me pagesë????
Edhe Zj. Zheni ne zgjedhjet e 11 majit 2025 ne dijeninë time e pati nje oferte te tille per ne Qarkun Elbasan dy ditë para se te mbyllej afati i dorezimit te listave ne KQZ, por si duket nuk pati mundesi ose “takat” financiar dhe diten qe do shkonin emrat ne KQZ tak fak u gjet nje tjeter qe pasi te mbarojë mandatin, ka te gjithë te drejten e Zotit te iki ku te dojë e ku t’i teket.
Po e ripostoj perseri shkrimin qe kam thene:
Nuk kane faj kur ikin joooo. Fajin e kane ata qe i marrin dhe i promovojne ne kryesi dhe kupolen drejtuese te PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratet duke shkelur me kembe kontributin e mijera demokratëve per keta bastarde e lavire politike qe bredhin preher me preher. Nuk jane renegate o Flamur joooo, por jane rilindas. Renegat e qelbesira jane ata qe i kane sjelle aty duke shtyre me shkelma mijera te tjere ne çdo cep te Shqiperisë.
Si ka mundesi qe vetem PD i dalin kaq shum “renegatë”ne 35 vite??? I gjithe KOPI doli “renegat” dhe shkuan te gjithe tek gopi. Ne shtator 2021 dolen “renegatë” te gjithe liderat e sotem te grupit parlamentar e shumica derrmuese e kryesise.
Nder vite “renegatet” sezonal ju jane paraqitur demokrateve si ‘asete’ te çmuara dhe plot “vlera” e ‘qytetari’ duke i sjelle nga ana e anes e nga gopi i semes ne pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolen “renegatë”.
Kur degjova se çfare “meritash” ju dhane para pak ditesh kanditatit te Lapaj-Shehut per bashkin e Tiranes nga Z Berisha u shtanga, se fjal te tilla shumë rralle i kam degjuar nga goja e Berishes per te ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashe me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!
Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit. Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, thotë Murrizi.