Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit sqaroi votën kundër ndryshimit të rendit të ditës.

“Ne jemi kundër që ta ktheni Kuvendin në noter të Ramës. Ne jemi kundër që ky parlament të jetë vetëm për interes të oligarkëve, atyre që kanë betonizuar vendin dhe të shkelen ligjet. Ata qytetarë prej 51 ditësh protestojnë, duan dorëheqjen e Ramës. të dëgjojmë zërin e tyre. Ju keni bërë një seri ligjesh të tjera që dhunoni për investitorët. Ne jemi kundër që ky Kuvend të jetë kuvend kukull, duam të flitet dhe diskutohet për interesin e qytetarëve. Duhet të keni kurajon dhe të votoni kundër!”, tha Zhupa.