Policia e Krujës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili akuzohet se u ka marrë para disa qytetarëve duke i mashtruar. Sipas burimeve zyrtare, ai u premtonte ndihmë apo përfitime të ndryshme dhe më pas i zhvillonte.
Por jo vetëm kaq – burri dyshohet se ka kërcënuar një prej personave që e kallëzoi në polici, duke i kërkuar të tërheqë ankesën.
Policia bëri të ditur se ndaj tij ka nisur hetimi edhe për veprën penale të kanosjes.
Rasti i është kaluar Prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme.
