Një traktor është bllokuar ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Nartës, në lumin Devoll. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërcyky, ekipet e Shërbimit Zjarrfikës Gramsh u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan tre persona: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i mjetit. Traktori ishte zhytur deri në lartësinë e kabinës. Ekipet e zjarrfikëses bëjnë apel edhe një herë se hyrja në lumin Devoll është tepër e rrezikshme për shkak të prurjeve të papritura nga diga e Moglicës.