Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në rrugën “Dragushaj”, ku sipas të dhënave paraprake zjarri ka shpërthyer në një makinë të parkuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa një sasi e madhe tymi mbuloi zonën përreth, duke alarmuar banorët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në automjete të tjera apo në ambientet e parkingut.

Sipas burimeve paraprake, automjeti i përfshirë nga zjarri rezulton në pronësi të një shtetasi italian.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.