Qindra studentë dhe të rinj janë nisur nga zona pranë Gjykatës së Lartë, duke marshuar drejt urës së Tajvanit e më pas në drejtim të ‘Bllokut’. Gjatë tubimit, protestuesit kanë djegur disa kioska, si dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Nga ana tjetër, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, demonstruesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevard dhe nuk tërhiqen nga protesta. Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion ka përshkallëzuar përplasjet mes demonstruesve dhe policisë.
