Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Për neutralizimin e flakëve u angazhuan 21 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të forcave lokale mbërritën edhe ekipet nga bashkitë Elbasan, Gramsh dhe Belsh.
Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja e koordinuar e ekipeve bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit pas disa orësh luftë intensive me flakët.
Bashkia Cërrik falënderoi strukturat e angazhuara në operacion dhe u bëri apel qytetarëve që të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse sapo konstatojnë vatra zjarri, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.
Pas ndërhyrjes së dhjetëra forcave në terren, zjarri u arrit të fiket plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar.
